Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në Konferencën e ILEA Alumni
- Vitin e ardhshëm do të bëhen 30 vjet nga ekzistimi i Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit - jubile i cili është për të respektuar dhe një përvjetor që pasqyron pjekurinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin për bashkëpunimin ndërkombëtar, për luftën kundër kriminalitetit dhe për të punuar së bashku drejt një të nesërme më të mirë. Këtë tjerave e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e sotme të ALUMNI ilea, e organizuar nga Seksioni INL pranë Ambasadën së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RVM, e cila është mbajtur në Shkup.
Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Vitin e ardhshëm do të bëhen 30 vjet nga ekzistimi i Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit - jubile i cili është për të respektuar dhe një përvjetor që pasqyron pjekurinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin për bashkëpunimin ndërkombëtar, për luftën kundër kriminalitetit dhe për të punuar së bashku drejt një të nesërme më të mirë. Këtë tjerave e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e sotme të ALUMNI ilea, e organizuar nga Seksioni INL pranë Ambasadën së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RVM, e cila është mbajtur në Shkup.
Siç informon MPB-ja, Iseni ka theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor është rajon i cili në një interval kohor të shkurtër ka kaluar dhe ende po kalon ndryshime të mëdha.
“Kriminaliteti nuk njeh kufij – këtë e dimë të gjithë. Bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt, koordinimi i plotësuar me shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës ndërmjet neve, janë çelësi i suksesit në të gjitha sferat e punës së policisë. Sfidat para neve janë të shumta, një pjesë e madhe e tyre janë të përbashkëta dhe ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë mbështetjen e gjerë e cila na jepet dhe ta kthejmë në diçka reale dhe të prekshme”, theksoi Iseni.
Ai ka shprehur falenderimin për ekzistimin dhe realizimin e programeve të ILEA-së për lidership dhe menaxhment.
“Personalisht jam i bindur se këto dy programe janë rruga e duhur për të ecur përpara, të cilat si trend dhe rrugë veprimi janë jo vetëm karakteristike për vendin, për rajonin, por po bëhen edhe globale. E vetmja gjë që dua të shtoj është që këto programe të shtrihen për të gjithë kolegët e Ministrisë, pra të jenë në dispozicion të nëpunësve të autorizuar si një hallkë shumë e rëndësishme në procesin e funksionimit të përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha zëvendësministri Iseni.
Në Konferencën e ILEA alumni morën pjesë thuajse të gjithë vizitorët e Akademisë ILEA në harkun kohor 2021-2024, të punësuar në Drejtorinë e Doganave, Policisë Financiare, gjykatave, MPB-së dhe institucioneve tjera për zbatimin e ligjit kurse ndër to një numër i madh vijnë pikërisht nga radhët e Ministrisë së Punëve të Brendhsme. mb/
Foto: MPB