• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendësministri Doko në panel diskutimin "Rëndësia dhe roli i Marrëveshjes së Ohrit në rrugën drejt BE-së dhe zbatimi në raport me bashkësitë më të vogla"

Zëvendësministri Doko në panel diskutimin

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Xhabir Doko mori pjesë panel diskutimin në temën "Rëndësia dhe roli i Marrëveshjes së Ohrit në rrugën drejt BE-së dhe zbatimi në raport me bashkësitë më të vogla" i organizuar nga shoqata për të rinj, demokraci dhe të drejta të njeriut UFUK - Shkup.

Doko në fjalimin e tij ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit përfaqëson shembull të shkëlqyer për atë se si një krizë e thellë me menaxhim të suksesshëm mund të rezultojë paqe dhe stabilitet. 

“Në rrethanat më të vështira, si rezultat i vendimeve të mençura dhe burrërore, sot Republika e Maqedonisë së Veriut po del nga ai stereotip negativ ballkanik dhe ne tashmë po shërbejmë si shembull pozitiv jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë", theksoi Doko, duke shtuar se sot edhe pse në një masë të madhe është zbatuar pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit, megjithatë është veçanërisht e rëndësishme që fryma e kësaj marrëveshjeje të vazhdojë të jetojë dhe të zbatohet në përputhje me kontekstin në të cilin jetojmë. Marrëveshja e Ohrit padyshim që ka avancuar të drejtat e të gjitha bashkësive jo pakicë dhe është për t'u përshëndetur që numri i përfaqësimit institucional të bashkësive etnike është në rritje, por handikapi më i madh është ende se bashkësitë pakicë janë pamjaftueshëm të përfaqësuara në shtëpinë ligjvënëse", tha Doko dhe shtoi se pret që me hapa konkret të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për këtë mangësi.

Siç bënë të ditur sot nga Kabineti i zëvendësministrit në MSPMB, Doko gjithashtu ka folur edhe për procesin e integrimeve evropiane, duke bërë thirrje që të mos përpahet euroskeptizicëm, vetëm për populizëm politik dhe interesa personale, duke shtuar se anëtarësimi i plotfuqishëm në BE do të nënkuptojë edhe promovim dhe avancim të vlerave kulturore të të gjitha bashksive etnike në Maqedoninë e Veriut. 

Në panel diskutim, theksohet në kumtesë, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, deputetja Sanella Shkrijel, kryetari i Këshillit Veri-Atlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski. fc/

Fotografitë: MSPMB

QËNDRONI TË LIDHUR