• e premte, 22 nëntor 2024

Zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues dhanë deklaratë solemne

Zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues dhanë deklaratë solemne

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite zëvendësministrat e rinj dhe zëvendësministrat plotësues dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Parlamentit, Jovan Mitreski.

Përveç zëvendësministrave në 16 resorët e Qeverisë, sot janë zgjedhur edhe zëvendësministrat plotësues në pesë ministri të paraparë me Ligjin për Qeveri, në pjesën që i përket përbërjes së Qeverisë kalimtare, e cila zgjedhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme nga radhët e LSDM-së është zgjedhur Mitko Bojmacaliev, ndërsa zëvendësministre plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Zëvendësministër plotësues i Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së është zgjedhur Elena Petrova, zëvendësministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Strefan Andonovski, ndërsa i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Më parë, deklaratë solemne dhanë edhe ministrat e Qeverisë teknike e cila u votua sot në kuadër të seancës së 141 plenare. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR