• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministrja Gërkovska u takua me eurokomisarin Han

Zëvendëskryeministrja Gërkovska u takua me eurokomisarin Han

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Me takimin me eurokomisarin për buxhet dhe administratë, Johanes Han, u përmbyll takimi i punës në Bruksel i zëvendëskryeministres së angazhuar për Politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. 

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, kumtuan se Gërkovska e ka informuar Hanin për kompetencat e Kabinetit për Politika të Qeverisjes së Mirë, që për herë të parë u vendos në Qeverinë aktuale, si edhe për proceset reformuese që i koordinon.

"Si mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, Han u interesua për ngjarjet aktuale rreth miratimit të ndryshimeve kushtetuese, që është hap i rëndësishëm për vazhdimin e procesit eurointegrues të vendit. Zëvendëskryeministrja Gërkovska potencoi se të gjitha palët e involvuara duhet të kontribuojnë për ndryshimin e narrativit rreth kësaj çështje, që nuk duhet të shfrytëzohet si populizëm dhe forcimin e nacionalizmit dhe euroskepticizmit në vend dhe rajon", qëndron në kumtesë.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska i ka shprehur falënderim eurokomisarit Han për, siç informoi Qeveria, mbështetjen e tij të hapur dhe të vazhdueshme në inkuadrimin drejt Bashkimit Evropian si edhe për sigurimin e mbështetjes makrofinanciare për shtetin tonë, si mjaft të rëndësishme në përballjen me efektet e krizës ekonomike.

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR