• e hënë, 30 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Grubi i inkurajon institucionet që t'i hetojnë akuzat për korrupsion të funksionarëve

Zëvendëskryeministri Grubi i inkurajon institucionet që t'i hetojnë akuzat për korrupsion të funksionarëve

Gostivar, 16 gusht 2023 (MIA) - Duhet të fillojmë tu besojmë institucioneve, t'i mbështesim dhe të shohim nëse të gjitha ato akuza në publik janë të vërteta ose jo. Këtë e konfirmon prokuroria dhe gjykata në fund, e jo partitë politike dhe jo zënkat në media, deklaroi zëvendëskryeministri Artan Grubi duke komentuar në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane Anxhela Ageler në të cilën shprehu dëshpërim nga Qeveria se nuk po ndërmer masa adekuate për personat të cilët janë në "listën e zezë" të SHBA-së, në mesin e të cilëve edhe bashkëpartiaku i tij Ramiz Merko.

"Qeveria nuk ka ingerenca në aktivitetet hetuese të cilat duhet të ndërmerren lidhur me çdo dyshim. Për këtë ka ingerenca Prokuroria Publike, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Luftë kundër Korrupsionit, prokurori publik. KSHPK, kanë gjykatësit dhe ne i inkurajojmë të gjitha institucionet që të ndërmarrim veprime dhe t'i hetojnë të gjithë funksionarët, duke filluar nga kryeministri, Ahmeti, nga unë dhe të gjithë të tjerët", tha Grubi.

Ai theksoi se kundër tij në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit janë hapur disa lëndë dhe kërkoi që të zbardhen publikisht. 

"I inkurajoj për çdo dyshim, veçanërisht nëse e denoncojnë qytetarët dhe partitë politike për mua, për kolegët e mi dhe për të gjithë ne në BDI, të hapin lëndë, t'i hetojnë dhe të shkohet deri në fund me gjithë atë procedurë. Duhet t'i japim fund propagandës. Duhet të fillojmë tu besojmë institucioneve dhe t'i mbështesim dhe t'i japim fund propagandës. Gjykata dhe prokuroria do të konfirmojnë nëse disa akuza janë të vërteta, e jo partitë politike me zënkat në media", tha Grubi në Gostivar. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR