• e premte, 05 dhjetor 2025

Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi burgun e Kumanovës

Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi burgun e Kumanovës

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot vizitoi burgun e Kumanovës, ku u prit në takim nga drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov me kabinetin e tij, si dhe drejtorin e burgut të Kumanovës, Oliver Cvetkovski dhe zëvendësdrejtorin Ylber Limani.

Ai, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të tij, vlerësoi burgun e Kumanovës si shembull i menaxhimit të mirë nën udhëheqësinë e re.

Заменик претседателот на Владата задолжен за политики за добро владеење Арбен Фетаи, денеска го посети Затворот во Куманово, каде што беше пречекан од директорот на Управата за извршување на

Zëvendëskryeministri Fetai dëgjoi sfidat e këtij institucioni, i cili ishte lënë të përballet me mungesën e ujit të pijshëm, gjë për të cilën do të përpiqet të gjejë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.

U diskutua gjithashtu mundësia për përforcimin e përkrahjes shëndetësore për të burgosurit, veçanërisht për sa i përket shëndetit mendor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

"Sistemi petinenciar është një ndër shtyllat e shtetit të së drejtës dhe ne jemi të përkushtuar që ta përmirësojmë dhe zhvillojmë atë sipas standardeve evropiane", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Kabineti i Arben Fetait

 

QËNDRONI TË LIDHUR