• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Bytyqi u takua me përfaqësuesin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz

Zëvendëskryeministri Bytyqi u takua me përfaqësuesin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi u takua sot Rene Trokaz, përfaqësues special të Republikës së Francës për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori francez Siril Bomgartner. 

 Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, Bytyqi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Franca i jep Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa theksoi se nuk ka perspektivë tjetër për vendin për prosperitet dhe përparim të përgjithshëm

 

Në takim u diskutua edhe për Planin e fundit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili në përgjithësi u vlerësua pozitivisht sepse do të krijojë mundësi reale për rritje shtesë të ekonomive të vendeve të rajonit, gjë që do të krijojë kapacitete konkurruese për përfshirje në tregun evropian edhe më herët se anëtarësimi i plotë në BE.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësuesi special Trokaz diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të forcimit të kapaciteteve kombëtare në proceset integruese evropiane, gjatë së cilës u tha se nismat rajonale mund të bëjnë ndryshime thelbësore drejt anëtarësimit të plotë në BE. 

Zëvendëskryeministri Bytyqi e informoi përfaqësuesin special të Francës për Ballkanin Perëndimor për prioritetet ekonomike të Qeverisë, si dhe për zhvillimin e infrastrukturës, kalimin e përshpejtuar të energjisë në burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe për mundësi të tjera që mund të përdoren për të promovuar bashkëpunimin ekonomik bilateral. Në këtë drejtim, në takim u theksua se përshpejtimi shtesë i tranzicionit energjetik në Maqedoninë e Veriut do të ndodhë me realizimin e investimit strategjik për ndërtimin e parkut solar, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon. Është një investim direkt i kompanisë franceze "Akio Energji", e cila duhet të ndërtojë një kapacitet gjenerues prej 360 deri në 400 megavat (MW). 

 

Përfaqësuesi special Trokaz tha se Franca mbetet një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të plotë të vendit në BE, duke theksuar se pret që Maqedonia e Veriut së shpejti t'i bashkohet familjes së vendeve anëtare të BE-së.

 Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR