• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendësdrejtori i "MALMED" përgjigjet në pyetjen e Komisionit Anketues të Kuvendit për skandalin e Onkologjisë

Zëvendësdrejtori i

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Në Komisionin Anketues të Kuvendit për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, zëvendësdrejtori i "MALMED", Robert Bekiroski sot u përgjigj në pyetjet e anëtarëve të Komisionit.

Bekirovski tha se nga janari i vitit 2019 deri më sot është zëvendësdrejtor aktual i Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore, ndërsa nga gushti i  vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, ishte drejtor i kësaj agjencie.

"Që nga ardhja ime në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, personalisht kam iniciuar krijimin e një sistemi elektronik, ku regjistrimet e miratimeve për të gjitha barnat dhe pajisjet mjekësore mund të bëhen në mënyrë elektronike. Të gjitha barnat në treg në vendin tonë, përfshirë edhe barnat biologjike, janë 3920 të regjistruara në tregun tonë. Nuk kemi mundësi të bëjmë një përzgjedhje sipas sistemit tonë, sepse për momentin është ende në zbatim e kështu me radhë, për të shpërndarë barnat biologjike. Sa i përket çështjes së shitësve me shumicë, janë të shumtë, pra diku rreth 487 që rregullisht, çdo ditë bëjnë importe në bazë të vendimit të marrë për regjistrim nga Agjencia e Barnave. E kam fjalën për barna të regjistruara. Kemi mundësi të importojmë barna të paregjistruara, në përputhje me Ligjin për Barnat. Kemi kërkesa të përditshme për import të barnave të regjistruara dhe të paregjistruara", sqaroi Bekiroski duke iu përgjigjur pyetjeve.

Por ai theksoi se në këtë rast, për të cilin është mbledhur Komisioni Anketues, siç shtoi ai, "MALMED" nuk është kompetent, pra importuesi, tregtari me shumicë, nuk duhet të paraqesë kërkesë ku duhet të dorëzohet, nëse dokumentacioni i tenderit apo ngjashëm, që të tregojë për cilën klinikë.

Vendimi për formimin e Komisionit Anketues është marrë më 20 shtator, pasi Prokuroria Publike ka hapur procedurën para hetimore pas akuzave publike për keqpërdorim me ilaçet në këtë klinikë.

Akuzat për keqpërorim me ilaçet në klinikë shkaktuan reagime publike dhe një sërë protestash. sa/

Foto: Printskrin/Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR