Zëvendës kryeministrja Gërkovska për vizitë pune në Greqi
- Zëvendës kryeministrja për politika të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska, prej dje është për vizitë pune në Republikën e Greqisë, ku do të qëndrojë deri më 3 nëntor.
- Post By Besnik Shuki
- 07:18, 1 nëntor, 2023

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministrja për politika të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska, prej dje është për vizitë pune në Republikën e Greqisë, ku do të qëndrojë deri më 3 nëntor.
Në kuadër të vizitës, Gërkovska do të realizojë takim me ministrin e Politikës Digjitale, Dimitris Papastergiu, ministrin e Drejtësisë, Jorgos Floridis dhe zëvendës drejtoreshën e Agjencisë kombëtare greke për Transparencë, Aleksandra Rokgaku.
Vizita e punës në Athinë pëfshin edhe takim me nënkryetarin e Shkollës kombëtare për administrim publik dhe vetadministrim lokal, Jorgos Floridis. bsh/
Foto: MIA arkiv