• e martë, 26 nëntor 2024

Zëri i Amerikës: Rusia shpall hetim policor për gjyqtaren që lëshoi ​​urdhër arrestin e Putinit

Zëri i Amerikës: Rusia shpall hetim policor për gjyqtaren që lëshoi ​​urdhër arrestin e Putinit

Uashington, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë shpalli hetim federal për gjyqtaren e Gjykatës Penale Ndërkombëtare Tomoko Akane, e cila lëshoi urdhër arrest për arrestimin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, raportoi Zëri i Amerikës.

Sipas dokumentit, policia ruse po heton pas japonezes të lindur në vitin 1965 në bazë të ndonjë vepre penale. Emri dhe mbiemri i saj janë në transkriptim në gjuhën ruse.

GJPN në mars të këtij viti lëshoi urdhër arrest  për arrestimin e Putinit dhe të Marija Lavova-Belova, avokate e popullit të Rusisë për të drejtat e fëmijë. Pas disa ditësh Komiteti Hetues rus ngriti padi penale kundër prokurorëve dhe tre gjyqtarëve të GJPN-së të cilët lëshuan urdhrin.

Komiteti hetues i Rusisë në maj lëshoi një hetim policor për Rozario Salvatore Ajtale, gjyqtare e GJPN-së, me akuzën e dyshuar të kryerjes së krimit të ndalimit të paligjshëm të qëllimshëm dhe përgatitjes për të sulmuar një përfaqësues të një shteti të huaj. Hetimi është lëshuar gjithashtu edhe për Ahmad Kan, prokuror në GJPN. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR