Xholev: Çdo vit kemi gjithnjë e më shumë lëndë, ndërsa gjithnjë e më pak gjyqtarë dhe nëpunës gjyqësor
- Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Ivan Xholev, potencoi se gjyqësori nuk mund të jetë efikas pa mbështetje dhe resurse adekuate. Në deklaratën për mediat në konferencë të hapur "Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë përmes efikasitetit më të madh të procedurave", ai potencoi se mungesa e stafit dhe financat janë pengesat kryesore për përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:56, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Ivan Xholev, potencoi se gjyqësori nuk mund të jetë efikas pa mbështetje dhe resurse adekuate. Në deklaratën për mediat në konferencë të hapur "Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë përmes efikasitetit më të madh të procedurave", ai potencoi se mungesa e stafit dhe financat janë pengesat kryesore për përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë.
"Efikasiteti për momentin është problem, megjithatë jo aq i madh. Efikasiteti gjenerohet nga disa struktura të tjera. Mungesa e gjyqtarëve, shërbimeve gjyqësore, pavarësia financiare krijojnë probleme për sa i përket zgjidhjeve të personelit. Ne kemi çdo vit një numër në rritje të lëndëve, ndërsa gjithnjë e më pak numër të nëpunësve dhe gjyqtarëve të gjykatave. Njëra me tjetrën nuk shkon. Nëse duam gjyqësor efikas, duhet të investohet në të njëjtën, të kemi investime kapitale, punësime të reja, ta digjitalizojmë gjyqësorin e të tjera", theksoi Xholev.
Ai shtoi se fela e gjyqësorit duhet të jetë aktivisht e përfshirë në proceset reformuese.
"Shoqata e gjyqtarëve e cila numëron 300 anëtarë, është grupi më i madh në këtë sektor, kështu që nuk duhet të injorohet, përkundrazi, besoj se duhet të përfshihemi aktivisht në këto reforma", tha ai.
Xholevi foli dhe për mbështetjen buxhetore për gjyqësorin, duke kujtuar se ato 0,8 për qind të garantuara me ligj nga Buxheti i RMV-së, të cilat duhet të ndahet për gjyqësorin, deri më tani asnjëherë nuk janë siguruar.
"Arritëm deri 0,8 për qind si shuma maksimale nga buxheti i cili është ndarë për gjyqësorin", tha Xholevi.
Sipas tij, po me investim vetëm në kuadro, digjitalizim dhe pajisje mund të sigurohet një gjyqësor i përditësuar në të cilën qytetarët do të kenë besim.
"Përderisa dëshironi të keni gjyqësor efikas. Nëse keni numër të shtuar të lëndëve gjyqësore, gjë që tregon se shteti ka sisteme i cili funksionon, ju duhet t'i mundësoni gjyqësorit kuadro, resurse materiale dhe njerëzore, pajisje që të mund të jemi efikas, të përditësuar dhe qytetarët të jenë të kënaqur", potencoi Xholev.
Në pyetjen e gazetarëve, Xholev nuk i ka komentuar ngjarjet me kryetaren e KSHKP-së, Tatjana Dimitrovska.
"Kjo është diçka që është aktuale dhe do të ketë një zgjidhje", potencoi kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Ivan Xholev. rq/
Foto: arkivi i MIA-s