• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Xhimi Lai u prononcua i pafajshëm në gjykimin për siguri

Xhimi Lai u prononcua i pafajshëm në gjykimin për  siguri

Pekin, 2 janar 2024 (MIA) - Botuesi dhe aktivisti i demokracisë Xhimi Lai është prononcuar i pafajshëm për shkeljet e supozuara të ligjit të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

Shtatëdhjetë e gjashtëvjeçari u paraqit në gjykatë në distriktin perëndimor Koulun. Lai është themeluesi i gazetës pro-demokratike të Hong Kongut "Epëll Dejli, e cila u detyrua të mbyllet pasi u vu në shënjestër nga autoritetet për shkeljen e dyshuar të ligjit të sigurisë kombëtare të Kinës.

Lai tashmë është dënuar me dy dënime me burg dhe është burgosur për tre vjet. Nëse Lai shpallet fajtor në gjyqin aktual, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm. Procesi gjyqësor, i cili filloi më 18 dhjetor, pritet të zgjasë disa muaj.  

Ligji i sigurisë, i prezantuar nga Pekini në qershor të vitit 2020 pas protestave masive për një demokraci më të madhe në Hong Kong, kufizon masivisht të drejtat politike të opozitës, si dhe organizatave të të drejtave civile.

Ligji synon aktivistët që Pekini i sheh si subversivë, separatistë, terroristë ose konspirativë. qa

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR