• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhil Bajdeni ka shkruar libër për fëmijë

Xhil Bajdeni ka shkruar libër për fëmijë

Uashington, 29 mars 2024 (MIA) - Zonja e parë e SHBA-së, Xhil Bajdeni njoftoi se ka shkruar tregim për fëmijë. Bëhet fjalë për librin "Vilou, macja e Shtëpisë së Bardhë" (Willow, the cat of the White House) që do të publikohet në qershor, disa muaj para që presidenti amerikan Xho Bajdeni të hyjë në garën e re parazgjedhore kundër republikanit Donald Tramp.

"Derisa Vilou endet nga dhoma në dhomë, duke eksploruar shtëpinë e saj të re, ajo shpejt i njofton të gjithë njerëzit e mahnitshëm në Shtëpinë e Bardhë. Libri do t'ju lejojë të shihni adresën më të famshme në SHBA me sytë e një mace", ka shkruar Xhil Bajdeni në një përshkrim për "Sajmon dhe Shuster". 

Shtëpia e Bardhë ka një traditë të gjatë të kafshëve shtëpiake, ndërsa shumë prej tyre ishin në qendër të frymëzimit dhe ambicieve letrare të zonjave të para. Hilari Klintoni dhe Barbara Bushi gjithashtu kanë shkruar librat e tyre për Stëpinë e Bardhë dhe kanakarë. 

Donald Tramp, paraardhësi i Bajdenit, ishte një nga presidentët e paktë që nuk kishte kanakarë në Shtëpinë e Bardhë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR