Xhihan Ahmed e tërhoqi kandidaturën për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
- Pas reagimeve në publik pas prezantimit në Kuvend të kandidates Xhihan Ahmed për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ajo e tërhoqi kandidaturën. Informacionin e konfirmuan për MIA-n nga VLEN-i.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:39, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Pas reagimeve në publik pas prezantimit në Kuvend të kandidates Xhihan Ahmed për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ajo e tërhoqi kandidaturën. Informacionin e konfirmuan për MIA-n nga VLEN-i.
Më të zëshmit në vërejtjet për kandidaturën e Ahmed ishin nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga ku kërkuan që Kuvendi të mos e zgjedhësepse, siç theksojnë në komunikatën e tyre, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, përkatësisht nuk ka as një vit përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Edhe para se të zgjidhej anëtare e Komisionit, Ahmed përmes rrjeteve sociale falënderoi Izet Mexhitin, lider i njërës prej partive në koalicionin VLEN, edhe pse Komisioni është një organ jopartiak dhe nuk duhet të jetë i lidhur me asnjë parti politike.
Përveç Ahmed, janë nominuar edhe Limko Bejzaroski dhe Natasha Amdiju.
Foto: Printskrin nga video