• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xherardi mbetet trajner i Al Etifakut

Xherardi mbetet trajner i Al Etifakut

Londër, 19 janar 2024 (MIA) – Ish futbollisti legjendar anglez, Stiven Xherard është i gatshëm të qëndrojë në stolin e trajnerit të klubit saudit Al Etifak, njoftuan mbrëmë mediat britanike.

Sipas burimeve nga Arabia Saudite, siç transmeton Bi-Bi-Si, Al Etifak është i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me 43-vjeçarin edhe për dy sezone të tjera.

Xherardi u ul në stolin e klubit saudit në korrik të vitit të kaluar.

Klubi saudit gjatë kësaj jave e la të lirë futbollistin Xhordan Henderson i cili ishte koleg i klubit me Xherardin në Liverpool.

Hendersoni ndërpreu kontratën e tij trevjeçare me vlerë 700.000 paund në javë dhe karrierën do ta vazhdojë në Ajaks.

Xherardi është një nga trajnerët më të paguar në botë me pagë vjetore prej rreth 15 milionë paund dhe në klubin saudit duhet të qëndrojë deri në vitin 2027.

FOTO: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR