• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhaferi u takua me anëtarët e Komitetit kushtetues të Parlamentit evropian

Xhaferi u takua me anëtarët e Komitetit kushtetues të Parlamentit evropian

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pati takim me Rajner Vilant, nënkryetarin e Parlamentit Evropian dhe anëtarin e Komitetit të Çështjeve Kushtetuese të Parlamentin Evropian dhe me eurodeputetin Sven Simon.

Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë, jo në përbërje të plotë.  

Xhaferi ka potencuar se ky takim zhvillohet në periudhë me të vërtetë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, respektivisht, kur jemi në fazën e ndërmarrjes së hapave për bërjen e ndryshimeve kushtetuese

Ai i informoi bashkëbiseduesit për zhvillimin e procesit të skriningut dhe për domosdoshmërinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese për zhvillimin e mëtejshëm të procesit, me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. 

Xhaferi e sqaroi situatën aktuale politike në vend në raport me konsensusin ose po shumicën e dy të tretave që është e domosdoshme për bërjen e ndryshimeve të duhura, duke potencuar se është koha e fundit që të gjitha partitë politike të cilat në programet e veta janë përcaktuar për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të bëjnë hapin e duhur për realizimin e këtij përcaktimi strategjik.

Xhaferi e shpjegoi gjithë procedurën për inicimin dhe nxjerrjen përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren për punë të Kuvendit.   

Eurodeputeti Sven Simon, siç kumton shërbimi për shtyp i Kuvendit, është interesuar se cilat janë propozimet për daljen nga situata e imponuar me ndryshimet kushtetuese dhe nëse janë shterur të gjitha mundësitë për qasjen pozitive edhe të opozitës në gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje.  

"Kryetari informoi se në Kuvend u votua Rezoluta me të cilën u dhanë udhëzime ndaj Qeverisë a në kontekst të propozimit francez për çështjet e identitetit për të cilat nuk do të negociohet dhe opozita ishte pjesë e kësaj. Gjithsesi se opozita mund ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i ofron Kushtetuta dhe Rregullorja për punë e Kuvendit", thuhet në kumtesë.

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR