• e mërkurë, 02 tetor 2024

Xhaferi të martën do të jetë nikoqir i kryetarit të Parlamentit bullgar Zheljazkov

Xhaferi të martën do të jetë nikoqir i kryetarit të Parlamentit bullgar Zheljazkov

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i parlamentit bullgar, Rosen Zheljazkov të martën do të qëndrojë për vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zheljazkov do të ketë takim dhe bisedime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pas çka ata do ta hapin ekspozitën "Trakia e argjendtë" në Muzeun arkeologjik.

Ekspozita është organizuar nga Instituti nacional arkeologjik me muzeun pranë Akademisë bullgare dhe do të prezantohen 170 eksponate nga 18 muzetë nacional, rajonal dhe komunal bullgar.

Mediumet bullgare lajmërojnë se kryetari i Parlamentit bullgar para vizitës së punës, do ta vizitojë kishën "Sveti Spas" dhe do të vendosë lule para sarkofagut të Goce Dellçevit. Më pas Zheljazkov do të marrë pjesë në ngjarje organizuar nga Qendra kulturore informative bullgare në Shkup, ku do të ndahen vauçerë për trajnime interneti për fëmijët me nevoja të posaçme, prindërve dhe mësimdhënësve të tyre. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR