• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Të bashkuar, mund të marrim vendime që do të nënkuptojnë përparimin e vendit

Xhaferi: Të bashkuar, mund të marrim vendime që do të nënkuptojnë përparimin e vendit

 Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u dëroi urim  besimtarëve ortodoksë  me rastn e festës së madhe krishtere – Pashkët.

 "Festat këtë vit përputheshin apo ndërroheshin me njëra tjetrën në mënyrë alternative dhe kjo nxiti në secilin prej nesh ndjenjë solemne e cila na inkurajon dhe jep shpresë për të nesërme më të mirë. Agjëronim bashkë, edhe pse në mënyrë tjetër dhe kohëzgjatje të ndryshme, ndanim tryezat e Iftarit bashkë, me kultivimin e zakoneve dhe traditave, ashtu siç ka qenë dhe jam i bindur do të jetë edhe në të ardhme. Vetëm kështu konfirmojmë edhe në vepër se bashkë mundemi edhe të jemi të uritur, edhe të hamë, edhe të qeshim dhe ti ndajmë vështirësitë nëpër të cilat kalon njerëzimi", thekson Xhaferi.

 Vetëm kështu të bashkuar mund të marrim vendime të cilat do të jenë për përparimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurinë e saj ekonomike dhe energjetike dhe sigurinë e kufijve dhe qytetarëve të saj. 

 "Tani, më shumë se kurdoherë nevojiten fjalë shprese, besimi, fjalë respekti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, të solidaritetit, humanizmit, sakrificës dhe unitetit. Tani, më shumë se kurdoherë bota ka nevojë për atë të jemi njerëz më të mirë për veten, për bashkëqytetarët dhe për vendin tonë", thotë Xhaferi në urim. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR