• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Xhaferi: Personalisht do të angazhohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës

Xhaferi: Personalisht do të angazhohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës
Shkup, 27 prill 2022 (MIA)- Miratimi i “Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake që rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës” më 3 mars në Kuvendin tonë si edhe bashkë-mbështetja e rezolutave dhe nismave që kërkojnë që Rusia të pushojë menjëherë me përdorimin e forcës në Ukrainë dhe të tërheqë ushtrinë e vet e konfirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të fuqishëm, të padyshimtë dhe të vendosur me popullin ukrainas, ka thënë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në Kongresin e Këshillave lokal dhe rajonal nën organizimin e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Siç thekson Pres shërbimi i Kuvendit, ai ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështeti edhe Vendimin për suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës. “Personalisht do të zotohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës. Fakti që jam në Ukrainë u jep peshë akoma më të madhe aktiviteteve të mia si kryetar i Dhomës ligjvënëse që është selia e demokracisë dhe institucioni ku merren vendimet kryesore shtetërore. Në vijim u bashkëngjitëm të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së”, ka thënë Xhaferi. Sipas tij, ky akt i agresionit edhe një herë vërtetoi se sa i rëndësishëm është zgjerimi i Bashkimit Evropian për sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin demokratik të Evropës. “Mirënjohje ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë të cilët në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne. Edhe pse kam vështirësi t’ju shoh në sy, do ju uroj të jeni të fuqishëm dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas!”, ka thënë kryetari i Kuvendit. Ai ka dërguar ngushëllime të thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të dashurit e tyre. “Jam i tërbuar ndaj njerëzimit që lejoi të jemi dëshmitarë memec të një lufte për të cilën besonim se është pjesë e historisë. Jam i trishtuar nga numri i varrezave të cilave nuk arrin dot t’i shohë syri i njeriut, a pashë vetëm një pjesë në Buça dhe në Irpin. Jam i tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm t’i thotë stop këtij pushtimi të pamend. Për nder të jetëve të humbura obligohemi t’ju ndihmojmë dhe të dëgjojmë me kujdes se si sërish do e ndërtoni të rrënuarën”, ka thënë Xhaferi. Ai në Ukrainë ka udhëtuar me tren përmes Polonisë në orët e hershme të mëngjesit me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk.  

QËNDRONI TË LIDHUR