• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Nuk ka kurfarë problemi të jem kandidat për kryeministër teknik

Xhaferi: Nuk ka kurfarë problemi të jem kandidat për kryeministër teknik

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, talat Xhaferi thotë se propozimi që ai të jetë kryeministër teknik në qeverinë kalimtare është vendim i organeve partiake dhe se marrëveshja është që qeveria e Përzhinës të zbatohet për zgjedhjet në vitin 2016 dhe në vijim për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

Xhaferi sonte gjatë pjesëmarrjes në TV 24 tha se nuk ka kurfarë problemi që ai të nominohet për funksionin kryeministër teknik sepse, siç theksoi, Kushtetuta megjithatë është mbi ligjet.

"Dorëheqja e Qeverisë nënkupton shkuarja e të gjithëve, ndërsa për Qeverinë teknike për nevojat e zgjehdjeve janë pranues i mandatit nga presidenti do të jetë personi i nominuar në pajtim me përcaktimin ksuhtetues - përfaqësuesi i partisë apo partive të cialt në Kuvend e janë shumicën. Kështu që, nuk është kontestuese absolutisht sepse në shkrimin e Kushtetutës është mbi atë çfarëdo që të jetë dhe sido që të jetë interpretimi i ligjit. Në këtë rast zbatohet, do të thotë kategoria kushtetuese dhe prëcaktimi se partia apo partitë që kanë shumicë në Kuvend e nominojnë mandatarin", tha Xhaferi.

Nëse VMRO-DPMNE opozitare vendosë ta bojkotojë qeverinë teknike, siç theksoi, ai është vendim i tyre, por nuk ka kurfarë problemi që qeveria të funksionojë.

Xhaferi tha se nuk do të jetë problem nga pozita e kryeministrit të ulet me liderin opozitar Hristian Mickoski, për të siguruar prani që të mos ketë njollë në zgjehdje.

"Nuk e kam problem të ulem me cilin do qoftë pjesëmarrës në jetën politike në shtet i cili ka gatishmëri të ulet me mua", tha kryetari i Kuvendit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR