• e premte, 22 nëntor 2024

Xhaferi: Nga momenti që do të hyjnë në fuqi kompetencat e mia do të veproj sipas rregullave

Xhaferi: Nga momenti që do të hyjnë në fuqi kompetencat e mia do të veproj sipas rregullave

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Do të veproj konform rregullave nga momenti i hyrjes në fuqi të kompetencave të mia, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili nesër duhet të japë dorëheqje dhe të bëhet mandatar i qeverisë teknike që duhet të zgjidhet të dielën.

Gjatë pjesëmarrjes në podkastin “Politikanët” në “Slloboden peçat” Xhaferi tha se sipas afatit të dielën duhet të përfundojë e gjithë procedura për qeverinë teknike konform ligjit për qeverinë, Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Përzhinës.

"Jam i informuar për atë se çfarë do të ndodhë, sepse jam pjesë e atyre planeve për zbatimin e qeverisë teknike. Kryetari i Kuvendit është koordinator mes pushteteve. Kemi pasur koordinim të duhur me kryeministrin për të harmonizuar afatet, procedurat që duhet të zbatohen. Procedurat do të vijojnë njëra pas tjetrës. Do të veproj konform rregullave nga momenti i hyrjes në fuqi të kompetencave të mia", ka thënë Xhaferi.

I pyetur nëse do t'i pengonte nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votojnë për qeverinë e re teknike ai u përgjigj se sipas definicionit deputeti është i lirë në vullnetin dhe vendimmarrjen e tij. Thotë se nuk do të jetë hera e parë që të votojnë apo nuk votojnë.

"Në dy mandate jam zgjedhur kryetar i Kuvendit. Nuk ndryshoi asgjë në marrëdhënien tonë nëse votuan apo nuk votuan. Nëse udhëhiqemi nga ajo logjikë, atëherë duhet të na pengojë edhe fakti se cili qytetar si ka votuar në zgjedhje...", ka theksuar Xhaferi.

Ai rikujton se qeveria teknike është krijuar me Marrëveshjen e Përzhinës dhe aty është definuar se nga zgjedhjet e vitit 2016 dhe më pas, pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme dhe të rregullta në të ardhmen do të praktikohet parimi i qeverisë teknike të përkohshme për të siguruar pranueshmërinë e procesit zgjedhor, të harmonizohet pjesëmarrja e të gjithëve në përgatitjen dhe zbatimin e zgjedhjeve.

“Në atë kontekst, dilema po apo jo është punë që duhet zgjidhur dhe mund të zgjidhet në fillim të këtij mandati apo mandatit të ardhshëm”, thotë Xhaferi.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR