• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi në Dablin në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve të Këshillit të Evropës

Xhaferi në Dablin në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve të Këshillit të Evropës

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën evropiane të kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet në Dablin, Republika e Irlandës. Në përbërje të delegacionit është edhe deputeti Nikolla Micevski dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Fokusi i Konferencës, siç informuan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, është në tre tema: Pasojat nga ushtria agresore ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruimin e eUkrainës; Sfidat për demokracinë përfaqësuese në kohë jostabile dhe Barazi dhe llojllojshmëri në përfaqësimin publik - pjesëmarrja e të rinjve, grave dhe grupeve etnike dhe sociale si deputetë.

Kryetari i Kuvendit do të flasë në temën: "Pasojat nga lufta agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në ropërtëritjen e Ukrainës", ndërsa në margjina të Konferencës do të realizojë takime bilaterale me disa nga homologët e tij.

Konferenca e parë e folësve evropianë u mbajt në vitin 1975 dhe mbahet në çdo dy vite, në mënyrë alternative në Strasburg dhe në kryeqytetin e një vendi-anëtar të Këshillit të Evropës. Në samitin parlamentar nën patronatin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës pritet të takohen rreth 350 pjesëmarrës. Para fillimit zyrtar të Konferencës, kryetaret e Parlamenteve do të mbajnë mëngjes pune, do të mbahet edhe debati me temë "Fjalori urrejtës dhe kërcënimet me dhunë ndaj prëfaqësuesve të zgjehdur" si dhe takim i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve-pjesëmarrëse. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR