• e martë, 24 dhjetor 2024

Xhaferi merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të rregullt të 61-të të PABSEK

Xhaferi merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të rregullt të 61-të të PABSEK

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të rregullt të 61-të të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) në Ankara, Republika e Turqisë.

Siç informon shërbimi për informim i kuvendit, pjesëmarrja e Xhaferit është me ftesë të kryetarit të PABSEK-ut, Prof. Dr. Mustafa Shentop.

Në përbërje të Delegacionit janë deputetet Lidija Tasevska, shefe e Delegacionit dhe anëtaret Vjollca Ademi dhe Bllagica Llasovska dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

Xhaferi, në cilësinë e mysafirit special do të drejtohet në seancën solemne me rastin e 30-vjetorit të PABSEK-ut, në pjesën Samiti i kryetarëve të parlamenteve me temën: „30-vjetori i PABSEK-ut: Gjeografia e përbashkët, vizioni i përbashkët, ardhmëria e përbashkët“. Në seancën e njëjtë plenare, me fjalën e vetë përshëndetëse do të drejtohen edhe Prof. Dr. Mustafa Shentopi, kryetari i PABSEK-ut dhe njëherazi Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turkijes, Asaf Haxhievi, sekretari i përgjithshëm i PABSEK-ut dhe mysafirë tjerë.

Sipas Programit, është parashikuar edhe miratimi i Deklaratës së përbashkët të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe ndarja e Medaljeve të Nderit të PABSEK-ut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 
 

QËNDRONI TË LIDHUR