• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Me admirim, ndërgjegje të pastër dhe me plot përgjegjësi e marr detyrën e besuar

Xhaferi: Me admirim, ndërgjegje të pastër dhe me plot përgjegjësi e marr detyrën e besuar

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Pas deklaratës solemne të ministrave në përbërjen e qeverisë teknike, kryetari i saj, Talat Xhaferi e dha deklaratën e parë në cilësinë e kryeministrit, por theksoi se nuk ka se çka të shtojë diçka të veçantë nga ajo që e ka thënë në ekspozenë gjatë prezantimit të programit dhe të përbërjes së Qeverisë nga foltorja e Kuvendit.

"Mund të përsëris edhe njëherë se me admirim, me ndërgjegje të pastër dhe me plot përgjegjësi e marr detyrën të cilënma besuan qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre. Mbetem konsekuent se puna e Qeverisë do të jetë transparente, llogaridhënëse, përgjegjëse, para së gjithash par qytetarëve dhe para përfaqësuesve të tyre, në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe për përparimit të shtetit", theksoi Xhaferi.

E komentoi atë që në fotografinë e përbashkët të Qeverisë teknike pas votimit të saj në mbledhjen e 141-të nuk janë ministrat e VMRO-DPMNE-së Pançe Toshkovski dhe Gjoko Vellkovski, të cilët në 100 ditët e ardhshme do të kryesojnë me ministrinë e Punëve të brendshme dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe i porositi qytetarët të mos i shqetësojë fotografia që e shohin pa ta.

"Meqen[se puna e Qeverisë do të jetë thelbësore së bashku me ta, sepse edhe ata njejtë si edhe ne që jemi në fotografi kanë obligim ligjor t'i përjgigjen obligimit që e kanë ndërmarrë nga ju përmes atyre që votuan për përbërjen e Qeverisë, por ai obligim është ndërmarrë edhe nga ata që nuk votuan fare, që nuk ishin në sallë. Ajo është fotografia që jeni mësuar ta shihni edhe në punën e Kuvendit - para kamerave flitet një gjë, ndërsa prapa kamerave tjetër gjë, kur duhet të punohet, komunikimi është tjetër. Prandaj mos u shqetësoni, rrini të qetë, unë do të jap gjithçka nga vetja, së bashku me ekipin i cili në emrin tuaj është përpiluar sot t'i përmbushë pritjet tuaja. Secili që do të veprojë në kundërshtim, ndeshet me ligjin. Në këtë shtetka shumë ligje dhe rregulla që duhet të zbatohen", deklaroi Xhaferi, duke iu drejtuar qytetarëve.

Në deklaratë e komentoi edhe paraqitjen e Së Majtës në mbledhje, duke porositur se "ata që kpërmendën padi dhe paraqitje" në dy mandate, e posaçërosht në mandatin e dytë, votuesve të vet dhe qytetarëve, do të ishte mirë t'u përgjigjen sa nga ato padi i kanë parashtruar, i kanë marrë përkatësisht cili është rezultati nga paditë që i kanë parashtruar. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR