• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi hodhi poshtë pretendimet se ka shkelur Rregulloren e punës me shtyrjen e votimit për ndryshimet kushtetuese

Xhaferi hodhi poshtë pretendimet se ka shkelur Rregulloren e punës me shtyrjen e votimit për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në konferencë për shtyp i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se ka vepruar në mënyrë joprofesionale kur e ka shtyrë votimin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese pas shterrimit të listës së folësve në seancën plenare më 18 gusht, Xhaferi tha se ka vepruar  në bazë të nenit 81 të Rregullores, por që në bazë të një vlerësimi politik është marrë vendimi që seanca të shtyhet pas folësit të fundit.

" Seanca është thirrur për më 18 gusht sipas kapitullit 5 të Rregullores së Kuvendit , në cilin kapitull sanksionohen, nënkuptohen kompetencat për thirrjen, pjesëmarrjen në punë, rrjedhën e seancës dhe të gjitha hapat që janë për zhvillimin e seancës. Në bazë të këtyre procedurave në kapitullin 5 filloi seanca, u miratua rendi i ditës me një pikë të rendit të ditës, u hap debati, u mbajt debati dhe përfundoi me konstatimin se debati për pikën u mbyll,  pra  përfundoi  edhe me konstatimin se po e ndërpres seancën dhe deputetët do të njoftohen për vazhdimin e saj. Ky vendim i imi buron nga neni 81 paragrafi 1 i Rregullores së Punës", tha Xhaferi.

Në konferencën për shtyp ai e lexoi nenin 81 paragrafi një: "Kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka shumicë deputetësh të nevojshëm për vendosje dhe në raste të tjera kur të vlerësojë se është e domosdoshme".

"Ky është teksti i paragrafit 1 të nenit 81 në bazë të së cilës e kam ndërprerë seancën, ndërsa në paragrafin 5 është sanksionuar "se kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e përcakton kryetari i Kuvendit" dhe askush tjetër. Këto janë të drejta diskrecionale", thotë Xhaferi.

Sipas tij, edhe nga stenogramët për rrjedhën e seancës mund të shihet se si kryetari i Kuvendit në fund të debatit pas folësit të fundit, koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski, nuk ka intervenime tjera, ka konstatuar "sepse është shterrur lista e të paraqiturve për të marrë fjalën konstatoj se debati ka përfunduar. Këtu e ndërpres punën për këtë seancë, për vazhdimin plotësisht do të njoftoheni.

"Është në bazë të nenit 81, dhe se deputetët e dinë se në çfarë baze ndërpritet seanca, dëshmon edhe fakti se para fjalës së Mitrevskit, gjegjësisht në fund të fjalës së Kastriot Rexhepit, proceduralisht thuhet për "shpërdorim" të mundshëm të Rregullores së Punës dhe se seanca do të ndërpritet pas përfundimit të debatit. Si e dinin ata se do të ndërpritet? Kjo është dëshmi se pas koordinimit, unë si kryetar i Kuvendit nuk ulem në kabinet dhe thjesht zbres në seancë dhe marr vendimet e mia, por kam njohuri adekuate për rrjedhën e seancës, se si zhvillohet seanca  dhe aty është cituar vetëm ajo pjesë që mendojnë se funksionon në favor të tyre", tha Xhaferi.

I pyetur për pohimin e VMRO-DPMNE-së se seanca duhet të udhëhiqet në bazë të kapitujve tjerë të Rregullores e cila ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit thekson se Kapitulli dhjetë i Rregullores (nenet 193, 194), i referohen propozuesit për ndryshimin e Kushtetutës".

"Neni 194 - Propozimi për inkuadrim  ndaj ndryshimit të Kushtetutës përmban udhëzime specifike për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës dhe shpjegimin e arsyeve për të cilat propozohet ndryshimi dhe plotësimi i Kushtetutës. Ky është një udhëzim për propozuesin, jo për Kuvendin. Kuvendi do të vijë në këtë pikë kur të duhet, kur të themi se ku po shkon kjo. I tregon propozuesit se çfarë duhet të përmbajë propozimi për ndryshimin e Kushtetutës", theksoi Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit e citoi nenin 195 të cilit i referohet VMRO-DPMNE-ja opozitare.

"Po, paragrafi 3 konvokon vendimin për inkuadrim ndaj ndryshimit të Kushtetutës, Kuvendi e miraton me votat e një shumice prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Këtu sanksionon me vendim të tillë të miratimit, ndërsa jo kur do të vendoset, sepse periudha për vendosje në një vend tjetër është rregulluar gjatë seancës", thotë ai.

Për rrethanat që shkaktuan ndërprerjen e seancës kur në sallë ishin 100 deputetë, kryetari i Kuvendit tha se ato kanë qenë të karakterit politik dhe se janë shkëmbyer mendime për koordinim.

"Në takimin koordinues u shkëmbyen mendime për rrethanat, prandaj supozimi është - e dimë se do të ndërpritet. Epo, sigurisht që ju e dini që ju kam njoftuar se si do të vazhdojë seanca. Si do ta dinit nëse nuk do t'ju tregoja", tha Xhaferi.

Votimi është individual, por ai thotë se procedura fillon vetëm pasi ai të deklarojë kur të hapet sistemi i votimit.

VMRO-DPMNE sot e ka akuzuar Xhaferin se nuk e ka respektuar Rregulloren e seancës lidhur me nevojën për ndryshime kushtetuese. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR