• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhaferi do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të platformës së Krimesë

Xhaferi do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të platformës së Krimesë
Shkup, 24 tetor 2022 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë që do të mbahet më 24 dhe 25 tetor 2022 në Zagreb në organizim të Parlamentit kroat dhe Parlamentit ukrainas. Në Samitin në të cilin do të inaugurohet dimensioni parlamentar i Platformës së Krimesë pritet pjesëmarrje e më shumë se 50 delegacioneve parlamentare nga vendet pjesëmarrëse dhe organizatat ndërkombëtare që e mbështesin Platformën. Në fund të Samitit pritet që pjesëmarrësit të miratojnë Deklaratë të përbashkët. Në Zagreb pritet që kryetarit të Kuvendit Xhaferi t’i ndahet Dekorata “Jarosllavi i Urti”. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka nënshkruar Dekretin ku nderon disa politikanë të huaj me Dekoratën “Jarosllavi i Urti” mes tyre edhe Xhaferin. Me Dekoratën “Jarosllavi i Urti” janë dekoruar edhe Nensi Pelosi nga SHBA, Bas Berbel nga Republika Federale e Gjermanisë si dhe më shumë personalitete politike nga Polonia, Norvegjia, Irlanda, Zvicra, Franca, Estonia, Lituania dhe Kroacia. Platforma ndërkombëtare e Krimesë është format për konsultim dhe koordinim të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe e cila ka për qëllim të zmadhojë efektivitetin e përgjigjes ndërkombëtare për okupacionin aktual të Krimesë, të përgjigjet ndaj kanosjeve në rritje ndaj sigurisë, të parandalojë cenimin e mëtejshëm të drejtave të njeriut dhe të arrijë qëllimin kryesore - deokupimin e Krimesë dhe kthimin e tij të qetë në Ukrainë.

QËNDRONI TË LIDHUR