• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi dhe Osmani në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Munih

Xhaferi dhe Osmani në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Munih

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga sot do të marrin pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut në fokus të së cilën këtë vit, siç bëri të ditur shërbimi për shtyp qeveritar, është roli i Evropës në siguri dhe mbrojtje dhe rëndësia e zgjerimit të BE-së, në kontekst të situatës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Lindnen e Mesme.

Xhaferi do të marrë pjesë në konferencën në Mynih deri me 18 shkurt, do të marrë pjesë në disa ngjarje qendrore dhe shoqëruese, si dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe.

"Kryeministri Xhaferi, për këto dhe çështje të tjera aktuale me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin, do të diskutojë edhe në takimet e parashikuara dypalëshe me përfaqësues të lartë politikë nga Evropa, rajoni dhe bota. Konferenca e Sigurisë të Mynihut fokusohet në sigurinë tradicionale nacionale ose ushtarake, si dhe në dimensionet ekonomike,  mjedisore, transatlantike dhe njerëzore të sigurisë. Pritet që edhe këtë vit në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, përmes debateve në panel të adresohen zgjidhjet e mundshme për sfidat më urgjente të sigurisë në botë", thekson shërbimi për shtyp i Qeverisë.

 Në Konferencën e 60-të të Sigurisë së Mynihut do të marrë pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili, ashtu siç kumtojnë nga MPJ-ja, do të ketë fjalim në panel me temën "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor - Sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Alencën Transatlantike".

"Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Osmani do të realizojë takime dypalëshe me ministrat e punëve të jashtme të më shumë vendeve", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme. rq/

Foto: Arkivi  i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR