• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi - Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Xhaferi - Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 17 shkurt 2024 (MIA) - Përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një rrugë drejt integrimit dinamik evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku vlerësuan kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin dypalësh të realizuar në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut.

Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, u theksua se në disa vitet e fundit janë bërë arritje të rëndësishme, të cilat as që supozohej se ishte e mundshme të bëhen. Këto janë: një rajon me tarifa zero për roaming, njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale, udhëtimi i lirshëm  me letërnjoftime në gjithë rajonin, si edhe rezultate të dukshme që e lehtësojnë funksionimin e qytetarëve.

Këto hapa të përbashkëta të shteteve të Ballkanit Perëndimor, siç u vlerësua, janë pasqyrim i vullnetit politik të liderëve politikë progresivë për realizimin e nismës për një treg të përbashkët rajonal, si një hap drejt qëllimit më të madh të përbashkët, anëtarësimit në Tregun Unik Evropian. ls/

Foto: Qeveri

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR