• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçares Vanja dhe porositi që organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. 

"Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit. Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi", shkroi pasdite Xhaferi në Fejsbuk.

Vanja Gjorçevska (14-vjeçare) ishte denoncuar si e zhdukur më 27 nëntor 2023, ndërsa pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nënpunësve të policisë nga SPB Shkup dje trupi i saj ishte gjetur në rrethinën e Shkupit. 

Në SHFK "Johan Hajnrih - Pestalloci" sot ishte hapur libri i zisë për jetën e shuar shumë herët të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR