• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Ahmeti nuk do ta pranojë kandidaturën për president

Xhaferi: Ahmeti nuk do ta pranojë kandidaturën për president

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi konsideron se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nuk do të pranojë kandidaturën për president të vendit.

"Z.Ahmeti ka një mision dhe nuk është pretendent për funksion me sa di unë. Mendoj se nuk do të pranojë të jetë kandidat. Nuk ka nevojë ai të tregojë se kush është dhe sa për 50 vite është kontributi i tij për gjërat në këtë vend, si për këtë vend ashtu edhe për qytetarët. Ashtuqë, misioni i tij është Evropa, Bashkimi Evropian dhe është duke punuar në atë mision", ka thënë Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Xhaferi konsideron se nuk është prioritet për Ahmetin gara rreth mbajtjes së funksionit.

"Nuk mendoj se e ka prioritet garën në lidhje me bartjen e funksionit. Po të donte post, mund ta kishte cilindo funksion në këto 23 vite", ka thënë Xhaferi.

Прес-конференција на првиот заменик-претседател на Владата на Република Северна Македонија и министер за политички систем и односи меѓу заедниците, Артан Груби.

Ministri për sistem politik dhe anëtar i BDI-së, Artan Grubi mbrëmë tha se partia e tij këtë javë do ta bëjë të ditur kandidatin presidencial. Ai ka thënë se lakohen disa emra si kandidatë të mundshëm, por siç ka thënë ende nuk kanë marrë vendim. Ahmeti, siç ka thënë ai, sa e di do të mbetet në përcaktimin e tij për mision, jo për funksion. 

"Bindja e Ahmetit shkon vështirë. E dini qëndrimin e tij: Unë jam misionar dhe nuk jam funksionar. Nuk jam në parti politike, as në politikë për të marrë funksion, por që misioni im të jetë i suksesshëm. Dhe para këtij argumenti, duhet  të gjithë  të tërhiqemi. Por, nëse pyet  ndonjë anëtar të BDI-së, cilindo votues të BDI-së, gjithsesi do të përcaktohet për Ali Ahmetin", ka thënë Grubi në emisionin "360 gradë". 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR