• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Wizz Air" u bën apel pasagjerëve që sot të mbërrijnë në aeroport të paktën tre orë përpara fluturimit të tyre 

 Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Kompania ajrore hungareze "Wizz Air" i paralajmëron pasagjerët që sot  të mbërrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre pasi priten ndërprerje të mundshme për shkak të një problemi të vazhdueshëm me sistemet globale të TI-së.

 Siç njoftojnë nga "Wizz Air", mund të ketë ndërprerje të rrjetit pasi shërbimet e faqes së internetit dhe aplikacionet celulare përkohësisht  nuk janë  të disponueshme.

 "Gjatë kohës së ndërprerjes, është në dispozicion paraqitja falas në aeroport. Prandaj,  i këshillojmë pasagjerët që të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes për të mundësuar  kohë të mjaftueshme për paraqitje, kontrollin e sigurisë dhe procedurat specifike të shëndetit dhe sigurisë në aeroport", njoftojnë nga "Wizz Air". 

 Ndër shërbimet që nuk janë aktualisht të disponueshme janë faqja e internetit dhe aplikacioni celular i Wizz Air, sistemi i rezervimit, sistemi i regjistrimit dhe shfaqjes së biletave në internet dhe qendrat e kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese.

 Për shkak të një defekti të madh të TI-së, sot linjat ajrore të botës, aeroportet në të paktën katër kontinente, sistemet shëndetësore, bankat, telekomunikacioni, media dhe kompani të tjera, institucione dhe organizata po përballen me vështirësi në punë.

 Një numër në rritje i qeverive dhe institucioneve pretendojnë se pas defektit të madh teknologjik që goditi kompanitë dhe sistemet në mbarë botën, nuk ka asnjë sulm hakeri, ndërsa fajtorin e gjejnë në softuerin e kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR