• e martë, 24 dhjetor 2024

Vujiq për MIA-n: Nuk priten ndryshime në rajon pas ngjarjeve në Luginën e Silikonit dhe Kredit Suis

Vujiq për MIA-n: Nuk priten ndryshime në rajon pas ngjarjeve në Luginën e Silikonit dhe Kredit Suis

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kroacisë, Boris Vujiq, në një intervistë ekskluzive për MIA, vlerëson se zhvillimet aktuale me bankën në  Luginën e Silikonit dhe me Kredit Suis nuk do të ndikojnë në sektorin bankar në rajon, ku në përgjithësi ka një model bankar tradicional. 

Në video-intervistën të incizuar gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ku po mbahet Iniciativa e Vjenës, Vujiqi sqaron se bëhe fjalë për dy raste të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga gjendja e përgjithshme e sektorit bankar në Evropë dhe në rajon.

 "Sa i përket bankës amerikane, atje  nga njëra anë kishte një lëshim rregullator me atë që një bankë nuk ishte trajtuar si bankë e sistemit, nuk u është nënshtruar stres testeve,  që ne i zbatojmë në banka dhe rritje të mbikëqyrjes siç kanë bankat e sistemit. Madje pasi dështoi de fakto mori status të bankës së sistemit kur u garantuan të gjitha depozitat në atë bankë. Kjo ishte një  bankë që kishte edhe një strukturë atipike, kishte mbi gjysmën e përgjithshme të aktiveve amerikane në letra me vlerë që nuk është karakteristike për punën bankare. Nga ana tjetër kishte një rritje të shpejtë të depozitave, për të cilat siç duket nuk kanë reaguar me kohë dhe kjo ka sjellë deri te kolapsi i asaj banke", thotë Vujiqi.

 Në rastin e Kredit Suis, Vujiqi thotë se kjo nuk është diçka që e befasoi sektorin  bankar, sepse banka tashmë një kohë të gjatë ka pasur probleme të cilat me sa duket nuk arriti t'i tejkalojë.

"Ajo fillimisht ka pasur probleme me investimin e saj bankar, i cili nuk është tipike për bankat në Evropë, ndërsa  veçanërisht jo në rajon, kështu që do të thoja se këto janë raste që nuk do të kenë asnjë dobësi tipike në sistemin bankar në Evropë, dhe veçanërisht jo në rajon dhe në Maqedoni e cila ka një model bankar tradicional dhe konservator. Në atë kontekst, këto ngjarje nuk do të thonë asgjë në paralajmërimi e ndonjë problemi në sistemin bankar", potencon Vujiqi. 

Në intervistë Vujiqi flet edhe për atë se sa rezistent është sistemi bankar i Maqedonisë së Veriut ndaj goditjeve të tilla dhe kur mund të presim një zbutje të politikës monetare.

Intervista e plotë do të publikohet nesër me video material. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR