• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiqi ka biseduar me Lajçakun për situatën në Kosovë

Vuçiqi ka biseduar me Lajçakun për situatën në Kosovë

Beograd, 15 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte njoftoi se me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak ka biseduar për situatën në Kosovë.

"Kemi shqyrtuar mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

Ai shtoi se i bëri thirrje edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare që "të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal".

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano më parë sot konfirmoi se Lajçaku ju ka bërë thirrje kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit që t'i vazhdojnë bisedimet të martën, më 19 mars, për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që ta heqë dinarin, të filluara para disa javëve. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR