• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiq-Bauer: Serbia dhe NATO janë për evitim të eskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve në Kosovë

Vuçiq-Bauer: Serbia dhe NATO janë për evitim të eskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve në Kosovë
Beograd, 28 tetor 2022 (MIA) - Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot e priti kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me NATO-n, në suaza të politikës për neutralitet ushtarak të Serbisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beograd. Vuçiq në takim theksoi se është shumë me rëndësi të ketë dialog të rregullt mes përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesve të strukturave politike dhe ushtarake të Aleancës, që kontribuon për përforcim të besimit të ndërsjelltë. "Presidenti Vuçiq tha se pjesëtarët e KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në mbrojtje të serbëve dhe bashkësive të tjera joshqiptare në Kosovë. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se është me rëndësi të evitohen eskalimet e mëtutjeshme", ceket në kumtesën nga shërbimi për shtyp e presidentit serb. Admirali Bauer në takim theksoi se NATO-ja e vlerëson Serbinë si partnere dhe e respekton neutralitetin e saj ushtarak. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR