• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiq: Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha

Vuçiq: Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha
Beograd, 17 tetor 2022 (MIA)- Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se përfaqësuesit evropianë po i bëjnë thirrje Serbisë që të jetë "në anën e duhur të historisë", që siç tha ai, nuk ka lidhje me argumente, duke shtuar se vendi “do të jetë në telashe të mëdha” nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Beogradi këto ditë është si Kazablanka, sepse ‘kur ka mysafirë nga Rusia, zbulohen ato nga shërbimet perëndimore që i ndjekin dhe kur njerëzit nga Perëndimi janë këtu, ata ndiqen nga Lindja", tha Vuçiqi në shënimin e ditës së Agjencisë informative të sigurisë (AIS) dhe 20 vjet nga themelimi i kësaj agjencie të inteligjencës. "Sot jetojmë në një kohë kur aktiviteti i shërbimit është më i rëndësishmi, veçanërisht ndaj faktorit të jashtëm", theksoi Vuçiqi. "Nëse mendoni se mjafton që Serbia të thotë se nesër do të vendosë sanksione kundër Rusisë. Jo, pesë ditë, gjashtë ditë do ta në mëshojnë shpinës. Sot kjo u shërben të na godasin me shkop e çekan në të gjitha forumet, sepse këtë nuk mund t'ua bëjnë më të fortëve, por Serbisë së vogël. Dhe do të na bëjnë neve për atë që akuzojnë Rusinë se u bën të tjerëve. Nuk do të mjaftonte, më besoni. Në fund të fundit ata do të thoshin: "Ose je për të ardhmen ose dëshironi të jeni në anën e duhur të historisë"... Dhe kjo anë e vërtetë e historisë nuk ka të bëjë shumë me argumentet, por që jeni në anën e tyre”, tha Vuçiq duke iu referuar asaj se çfarë do të thotë "ana e vërtetë e historisë" nga këndvështrimi i Perëndimit. Sipas tij, Serbia do heqë vizat që kërkon BE-ja për shkak të emigrantëve. Vuçiq shtoi se nëse ka një vend tjetër në telashe, atëherë është më e lehtë edhe për ta. Në 23 vitet e fundit nuk kemi qenë në një situatë kaq të vështirë dhe askujt nuk i kemi bërë asgjë, ka përfunduar Vuçiqi. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR