• e martë, 24 dhjetor 2024

Vuçiq me Kovaçevskin: Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut më të mira në historinë bashkëkohore

Vuçiq me Kovaçevskin: Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut më të mira në historinë bashkëkohore

Beograd, 31 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot u tkaua me kryeminitrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin, siç theksoi, u dakorduan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mirat në historinë bashkëkohore.

"U dakorduam se marrëdhëniet mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë më të mirat në historinë bashkëkohore. Vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e popujve tnaë", shkroi Vuçiq në profilin në Instagram "buduqnostserbijeav".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar, mbrëmë bëri shëtitje me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në kompleksin e sapondërtuar "Beogradi në ujë".

"Thonë se gjatë shëtitjes së mirë i bëni planet më të mira dhe e keni bisedën më të këndshme", shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram së bashku me fotografinë nga shëtitja me Dimitar Kovaçevskin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

"Derisa me krenari i tregoj mikiut tim Dimitar Kovaçevski se sa është ndërtuar Beogradi, këmbej mendime për zgjerimin e nismës Ballkani i Hapur, rrugën drejt BE-së të rajoinit tonë, pozitën dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor në hartën gjeopolitkike të Evropës dhe botës, por edhe për planet për takimet e ardhshme dhe projektet e reja për ndërlidhje", shkroi Vuçiq. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR