• e premte, 05 korrik 2024

Vuçiq: Më tronditi votimi i Maqedonisë së Veriut për rezolutën

Vuçiq: Më tronditi votimi i Maqedonisë së Veriut për rezolutën

Beograd, 25 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Beograd deklaroi se është tronditur nga votimi i rezolutës për Srebrenicën nga Maqedonia e Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP KB), sepse "më së shumti ka investuar" në raportet me atë vend, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Pas kthimit nga Nju-Jorku, ku foli në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ku ishte miratuar Rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënimin e mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të krimeve të luftës, Vuçiqi për TV "Përva" deklaroi se për dallim nga votimi i Malit të Zi më rëndë është tronditur nga qëndrimi i Shkupit, pa dallim të historisë së qeverisë së kaluar.

"Raporti i Maqedonisë së Veriut nuk është korrekt sepse më duket se më së shumti investova në raportet me vëllezërit maqedonas dhe ata gjithmonë do të jenë vëllezërit tanë. U dëshmua se Greqia (e cila ishte e përmbajtur) ka më shumë kurriz se Maqedonia e Veriut dhe kjo është kështu, e deshëm këtë ne ose jo", tha Vuçiqi.

Ai deklaroi se votimi i Malit të Zi për rezolutën "nuk e ka tronditur", gjegjësisht se " e ka tronditur për shkak të popullit serb në Mal të Zi". Vuçiqi tha edhe se Mali i Zi "asnjëherë nuk do të sjellë" rezolutë për gjenocidin në Jasenovac, pasi përfaqësuesit e serbëve në atë vend paralajmëruan se do të propozojnë miratimin e një dokumenti të tillë në Kuvendin e Malit të Zi.

"Ata thanë se do ta miratojnë atë rezolutë duke menduar se do të blejnë dy ditë rreth Srebrenicës dhe pastaj të gjithë do të harrojnë këtë. Ata nuk guxojnë të miratojnë një rezolutë të tillë", tha Vuçiqi në TV "Përva". fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR