• e enjte, 21 nëntor 2024

Vuçiq: Është i domosdoshëm formimi i tregut rajonal të burimeve të energjisë

Vuçiq: Është i domosdoshëm formimi i tregut rajonal të burimeve të energjisë
Beograd, 17 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot deklaroi se është e domosdoshme të fillohet me formimin e një tregu rajonal të burimeve të energjisë, në mënyrë që vendet e Ballkanit të mund të ndihmohen mes veti, duke pasur parasysh se të gjithë kanë mundësi dhe kapacitete të ndryshme në atë sferë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Ai tha se energjetika është çështje me rëndësi thelbësore, jo vetëm në afat të shkurtë, por edhe në afat të gjatë. "Kjo çështje nuk është e rëndësishme vetëm për dimrin që vjen, por edhe për tjerët që do të vijnë. Sepse pyetja është si do të përfundojë lufta (në Ukrainë). Presim reforma të mëdha dhe të rënda edhe në ndërmarrjet tona publike. Do të na nevojiten reforma në sektorin energjetik, siç u nevojitën në sektorin ekonomik dhe fiskal në vitin 2014", tha ai. Sipas tij nevojitet nivel i madh i investimeve në fushën e energjetikës në Serbi dhe se ato lëvizin prej 17 deri në 32 miliardë euro në vitet në vijim. Presidenti i Serbisë paralajmëroi se në të gjitha vendet e rajonit në 30 vitet e fundit ka pak investime në kapacitetet e reja energjetike dhe se është e domosdoshme të rritet ai nivel i investimeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR