• e mërkurë, 03 korrik 2024

Vritet një ushtar në këmbimin e zjarrit midis ushtrisë egjiptiane dhe izraelite pranë Rafahut

Vritet një ushtar në këmbimin e zjarrit midis ushtrisë egjiptiane dhe izraelite pranë Rafahut

 Rafah, 27 maj 2024 (MIA)  -  Ushtarët izraelitë dhe egjiptianë kanë shkëmbyer zjarr sot në afërsi të vendkalimit kufitar Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, shkruan Tajms of Izrael.

 Sipas informacioneve fillestare, në incident humbi jetën një ushtar egjiptian, ndërsa në mesin e forcave izraelite nuk ka viktima .

 Forcat izraelite të mbrojtjes konfirmuan se pas "incidentit"  kishin vendosur kontakt me Egjiptin.

 "Para disa orësh ka ndodhur një incident dhe të shtëna në kufi me Egjiptin. Incidenti është nën hetim, dialogu po vazhdon me palën egjiptiane", bëri të ditur IDF.

 Foto: MP izraelite

 

QËNDRONI TË LIDHUR