• e shtunë, 06 korrik 2024

Vritet një nga krijuesit e "Android" 

Vritet një nga krijuesit e

San Francisko, 6 prill 2023 (MIA) - Ka vdekur Bob Li, (43), një nga krijuesit e "Android" dhe aplikacionit për pagesë me celular "Kesh Ap", pasi u godit me thikë në San Francisko, njoftoi "Ej-bi-si vorlld njuz".

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi edhe Xhosh Goldbard, drejtor ekzekuziv i kompanisë "Mobajlkoin" ku punonte Li.

Në raportin e policisë, policia nuk e identifikon Li-në me emër. Sipas kumtesës burri-viktimi ka marrë ndihmë urgjente mjekësore dhe është transferuar në spitalin e afërt, ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Një burim i paemëruar policor për mediat ka konfirmuar se Li është goditur me thikë, Hetimi është në vazhdim. ls/

Foto: Fesjbuk.

 

QËNDRONI TË LIDHUR