Vrasje në Rosoman, djali therr me thikë nënën e tij
- Një vrasje ka ndodhur në Rosoman, ku një djalë ka qëlluar me thikë nënën e tij. Këtë informacion e konfirmoi për MIA-n, mjeku Ratko Grkov, nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, i cili ishte në vendin e ngjarjes në Rosoman.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:13, 30 mars, 2026
Rosoman, 30 mars 2026 (MIA) - Një vrasje ka ndodhur në Rosoman, ku një djalë ka qëlluar me thikë nënën e tij. Këtë informacion e konfirmoi për MIA-n, mjeku Ratko Grkov, nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, i cili ishte në vendin e ngjarjes në Rosoman.
"Ekipi ynë u thirr dhe në vendngjarje konstatuam një therje me thikë në qafë. Nga lëndimi, gruaja ndërroi jetë në vend”, sqaroi Grkov për MIA-n.
Deri tani nuk ka më shumë detaje për rastin. Informacione shtesë priten gjatë ditës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s