• e martë, 26 nëntor 2024

Vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, një person i lënduar

Vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, një person i lënduar

Kumanovë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Vëllai ka vrarë motrën dhe djalin e saj sot në fshatin Gabresh të Kumanovës, kumtoi policia. Dy të vrarë dhe një i lënduar është madje epilogu i çështjeve të pazgjidhura juridiko -pronësore, informojnë nga SPB Kumanovë.

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar, banor i fshatit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motrës dhe dy djemve të saj, duke vrarë motrën dhe njërin nga djemtë e saj i dyti, sipas të dhënave të policisë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

"Për shkak të çështjeve të pazgjidhura juridiko pronësore sot në orën 12:25 nëpunës policor nga SPB-ja kanë privuar nga liria D.GJ. (66) sepse në fshatin Gabresh të Kumanovës, për shkak të çështjeve të pazgjidhura juridiko pronësore ka qëlluar me armë zjarri drejt motrës së tij D.R (63) dhe djemtë e tij Zh.R (36) dhe T.R (38). Ndihma mjekësore emergjente ka konstatuar vdekjen e D.R dhe T.R., derisa ZH.R me lëndime është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë", informon policia. 

Nga spitali i Kumanovës theksuan se tek ata është sjellë një person me tre plagë nga arma e zjarrit, por për shkak të lëndimeve serioze është trasferuar në njërën nga klinikat në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR