• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vrasja në Debresh, një person arrestohet

Vrasja në Debresh, një person arrestohet

 Gostivar, 23 korrik 2024 (MIA) - Një person ka ndërruar jetë nga lëndimet e shkaktuara me armë zjarri,  pasdite në fshatin Debresh të Gostivarit. Dy persona dyshohen se kanë qëlluar me armë automatike, ndërsa policia ka arrestuar  njërin prej të dyshuarve. Sipas informacioneve nga zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Debresh të Gostivarit është shtënë me armë automatike në drejtim të RK (35) nga Debreshi.

 "Si kryerës të dyshuar të veprës janë vëllezërit J.V dhe B.V. nga i njëjti fshat. Ata në momentin e ekzekutimit   ndodheshin në automjetin  tip "Volvo" me targa zvicerane. Njëri prej tyre, B.V. është  arrestuar. Prej tij  është marrë arma automatike me të cilin e ka kryer krimin", sipas zëdhënësit Rexhepi.

 Në vijim janë  masat dhe hetimet shtesë për zbardhjen e rastit.

 Debreshi është një nga fshatrat më të populluara në Komunën e Gostivarit.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR