Votojnë të burgosurit në SHNK "Idrizovë"
- – Në Institucionin Ndëshkues Korrigjues KND “Idrizovë” votimi për zgjedhjet lokale ka filluar me kohë dhe po realizohet si është më mirë, informojnë nga Këshilli Zgjedhor në vendvotimin 2536.
- Post By Fitore Curri
- 11:53, 18 tetor, 2025
Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) – Në Institucionin Ndëshkues Korrigjues KND “Idrizovë” votimi për zgjedhjet lokale ka filluar me kohë dhe po realizohet si është më mirë, informojnë nga Këshilli Zgjedhor në vendvotimin 2536.
“Vendvotimi u hap me kohë. Votimi filloi në orën 7:00 dhe rrjedh si më mirë. Shpresoj se edhe deri në fund të votimit do të jetë kështu”, deklaroi Jadranka Mitievska, kryetare e Këshillit Zgjedhor në këtë vendvotim.

Ajo theksoi se numri i përgjithshëm i votuesve në vendvotim është 1084 deri më tani dhe se sot në mëngjes deri në orën 10 kanë votuar rreth 10 për qind të të burgosurve.
Vendvotimi, thotë ajo, mbyllet në orën 19:00 dhe shton se shpreson se votimi do të kalojë si është më mirë. fc/
Foto: MIA