• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Votohet interpelanca për Dautin, posti i kryetarit në Komisionin për Politikë Sociale i përket Frontit Evropian

Votohet interpelanca për Dautin, posti i kryetarit në Komisionin për Politikë Sociale i përket Frontit Evropian

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Kuvendi pasdite në seancën plenare ka votuar për interpelancën e kryetares së Komisionit të Kuvendit për Punë, Politikë Sociale dhe Rini, Ilire Dauti. Interpelanca u mbështet nga 61 deputetë dhe 22 kundër.

Me votimin e interpelancës, tashmë deputetët do të duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Komisionit Parlamentar për Punë, Politikë Sociale dhe Rini, post që i takon Frontit Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin para vitit të ri me gazetarët, ka sqaruar se pozita e kryetarit në këtë komision i takon Frontit Evropian, gjegjësisht se kryetari i këtij Komisioni do të duhet të zgjidhet sërish nga radhët e Frontit Evropian.

Interpelanca për Dautin është dorëzuar në muajin nëntor nga grupi parlamentar i së Majtës për shkak se Dauti, siç është theksuar në seancën e sotme plenare, me sjelljen e saj "të pamatur, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme", ka bllokuar Ligjin për "branitellat" të paraqitur nga LSDM-ja opozitare, të cilin ajo nuk e vendosi në rendin e ditës të Komisionit që drejton.

Deputetët e LSDM-së opozitare nuk kanë marrë pjesë në seancë sepse, sipas tyre, interpelanca e Dautit nuk do të jetë zgjidhje e problemit.

"Askush tjetër nuk është fajtor. Dhe pse është kështu? Sepse, kur ligji nuk është sjellë në seancën e Komisionit, kryetari është i obliguar sipas Rregullores së Punës që menjëherë të autorizojë një anëtar tjetër të Komisionit dhe ta caktojë seancën me pikën e rendit të ditës. Këtë pyetje e kam bërë në koordinim me kryetarin Gashi dhe kam marrë përgjigje me shkrim se është sugjeruar nga shërbimet e ekspertëve në Kuvend që seanca të caktohet pas fillimit të seancës plenare, nëse gjithsesi caktohet një seancë e Komisionit që është përgjegjës për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar, ai nuk do të autorizojë ta thërrasë sërish seancën duke e shtuar edhe pikën në rendin e ditës. Përgjegjësia e vërtetë dhe personi është Afrim Gashi. Interpelanca e kryetarit të një komisioni parlamentar që është pjesë e grupit parlamentar nuk do të sjellë asgjë", tha në konferencën e sotme për media Oliver Spasovski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR