• e hënë, 23 dhjetor 2024

Volodin: Pas vendimit të SHBA-së për sekuestrimin e pronave ruse, Rusia ka arsye për të konfiskuar pronat në Perëndim

Volodin: Pas vendimit të SHBA-së për sekuestrimin e pronave ruse, Rusia ka arsye për të konfiskuar pronat në Perëndim

Moskë, 22 prill 2024 (MIA) - Rusia tani ka arsye për të sekuestruar prona në Perëndim, pasi Dhoma përfaqësuese e SHBA-së miratoi një ligj që lejon transferimin e mundshëm të fondeve të ngrira ruse në Ukrainë, deklaroi kryetari i Dumës rusë, Vjaçeslav Volodin, cituar nga mediat britanike.

"Uashingtoni miratoi ligj për konfiskimin e pronave ruse për të provokuar Bashkimin Evropian që të marrë të njëjtin vendim i cili do të jetë shkatërrues për ekonominë evropiane", tha Volodin. “Vendi ynë i ka të gjitha bazat për të marrë një vendim simetrik në lidhje me fondet e huaja”, shtoi ai.

Presidenti i Dumës ruse deklaroi se nga 280 miliard dollarë asete të ngrira ruse jashtë vendit, vetëm pesë deri në gjashtë miliardë janë në SHBA, ndërsa rreth 224 miliardë dollarë (210 miliardë euro) janë në BE.

Më herët, kanali televiziv amerikan En-Bi-Si raportoi se Dhoma përfaqësuese miratoi të ashtuquajturin "Rregulli REPO" (REPO Act) i cili i lejon qeverisë së presidentit amerikan Xho Bajden të konfiskojë fondet ruse të vendosura në bankat amerikane dhe të sigurojë rindërtimin e Ukrainës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR