• e shtunë, 29 qershor 2024

Vopke Hukstra është eurokomisari i ri evropian për aktivitete klimatike.

Vopke Hukstra është eurokomisari i ri evropian për aktivitete klimatike.

Bruksel, 5 tetor 2023 (MIA) - Parlamenti Evropian sot miratoi që Vopke Hukstra të jetë eurokomisar për aktivitete klimatike.

Kandidatura, në mënyrë të pritshme, mori mbështetje të madhe në EP. Për të votuan 279 eurodeputetë, 173 kundër dhe 33 të përmbajtur.

Në fillim të kësaj jave, kandidatura e Hukstras u mbështet nga Komisioni i Parlamentit evropian për mjedis jetësor.

Që përfundimisht të miratohet funksioni i tij, ish-ministri holandez duhet ta marrë miratimin edhe nga vendet anëtare të BE-së - një procedurë formale, të cilën pritet ta kalojë pa asnjë problem. si/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR