• e mërkurë, 26 mars 2025

Volc: Tashmë janë ndalur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës ruse dhe ukrainase

Volc: Tashmë janë ndalur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës ruse dhe ukrainase

Uashington, 24 mars 2025 (MIA) - Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc deklaroi se sulmet ajrore ndaj infrastrukturës ukrainase dhe ruse tashmë janë ndërprerë.

"Do të ketë përparim. Tashmë kemi ndërprerje infrastrukturore të zjarrit i cili hyri në fuqi menjëherë pas bisedës telefonike të presidentt amerikan, Donald Tramp me presidentin rus, Vlladimir Putin këtë javë", tha Volc në intervistë për Foks njus.

Këshilltari i Trampit deklaroi edhe se negociatat e SHBA-së me delegacionin ukrainas dhe atë rus në Arabinë Saudite vazhdojnë dhe se palët janë afër arritjes së marrëveshjes paqësore.

"po i afrohemi dhe jemi më afër marrëveshjes se kurdo herë", tha ai.

Volc theksoi se kanë filluar bisedimet mes Trampit, presidentit ukrainas Volodimir zelenski dhe presidentit rus, Vlladimir Putin.

"Dhe tani kemi takime të ekipeve teknike, në të vërtetë me ukrainasit dhe rusët në objekt të njejtë, të cilat zhvillojnë negociata indirekte", tha ai.

Sipas tij, në bisedimet e sotme në Arabinë Saudite konkretisht do të shqyrtohet çështja për ndërprerje të zjarrit në Detin e Zi, "në mënyrë që të dy palët të mund t'i transportojnë grurin, derivatet dhe ta ripërtërijnë tregtinë në Detin e Zi".

"Ndërsa më pas do të bisedojmë për hollësitë lidhur me mekanizmat për verifikim të ndërprerjes së zjarrit, misionin paqësor, ngrirjen e armiqësive në linjën e frontit që ekziston tani. Dhe më pas, kuptohet, për paqe më të gjerë të qëndrueshme. Ky mund të jetë diskutim për këmbim të territorit për paqe të përhershme", tha Volc. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR