• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë anëtarë për qeveri teknike pa votuar për Xhaferin për kryeministër teknik

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë anëtarë për qeveri teknike pa votuar për Xhaferin për kryeministër teknik

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Nga VMRO-DPMNE-ja sot përmes kumtesës përsëritën se mbeten në qëndrimin që të propozojnë ministra dhe zëvendës për qeverinë teknike, pa e votuar kryeministrin teknik, Talat Xhaferi.

"Mbetemi në qëndrimin se nuk do të votojmë për përbërjen e Qeverisë, ndërsa i mbetet LSDM-së nëse do të zgjedh t'i respektojnë ligjet ose do t'i shkelin, me çka i zbulon qëllimet për rrezikimin e procesit zgjedhor", thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

E drejta nuk njeh propozime për ministra me "vend të zbrazët", thonë nga VMRO-DPMNE-ja, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Kovaçevski dje në deklaratë për mediume tha se vendet që me ligj i takojnë opozitës në Qeverinë teknike duhet të mbeten zbrazët derisa VMRO-DPMNE të votojë për atë qeveri. Ai i bëri thirrje mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë një qeveri në të cilën postet ministrore dhe postet shtesë të zëvendësministrave do të mbeten të zbrazëta, ndërsa kur VMRO-DPMNE të vendosë të mbështesë qeverinë teknike, atëherë të futen ministrat e tyre.

Изјава на премиерот Димитар Ковачевски по увидот во работите на делницата Крупиште – Кочани од новиот експресен пат Штип – Кочани.

"Kur dikush merr pjesë në një qeveri, do të thotë se ajo qeveri duhet të mbështetet. Nuk ka përvojë dhe shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri dhe të mos e mbështesë atë qeveri. Ka shembuj kur një parti politike nuk merr pjesë në qeveri, por e mbështet atë. Megjithatë, nuk ka asnjë shembull që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri pa votuar për qeverinë. Prandaj, mendoj se VMRO-DPMNE, në përputhje me ligjin, sikur të gjitha partitë e tjera politike që janë ftuar të kenë ministra në qeverinë teknike, duhet të japin kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri. Nëse VMRO-DPMNE vendos të mos e votojë atë qeveri, atëherë unë mendoj se ato vende duhet të mbeten bosh, mandatari të propozojë një qeveri në të cilën ato vende do të jenë të lira, dhe në momentin kur VMRO-DPMNE vendos të mbështesë qeverinë, të nesërmen mandatari do të mund të propozojë që në të njëjtën ditë të votohen ministritë që ju takojnë", tha Kovaçevski. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR