• e diel, 22 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE të hënën do të iniciojë parashtresë deri në Gjykatën Kushtetuese për pasaportat

VMRO-DPMNE të hënën do të iniciojë parashtresë deri në Gjykatën Kushtetuese për pasaportat

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Në lidhje me pasaportat të hënën do të paraqesim kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit. Gjykata Kushtetuese nëse dëshiron ta zgjidhë çështjen, menjëherë mund të thirr seancë dhe të diskutojë për patrashtresën që do ta iniciojmë dhe ta vë jashtë funksionit dekretin ligjor, deklaroi pasditen e sotnme kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"Por është ende një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Nuk do të doja të ndërhyja në punën e Gjykatës Kushtetuese. Nëse duan të ndihmojnë qytetarët, ja mënyra se si mund të ndihmojë. Pra problemin e kanë bërë, ne ofrojmë zgjidhje sepse jemi parti politike e përgjegjshme dhe shtetformuese", tha ai.

Sipas informacioneve të fundit që kam, shtoi ai është se janë lëshuar rreth një milion e dyqind mijë pasaporta.

"Kanë mbetur diku rreth një milion e treqind mijë, sepse gjithsej janë lëshuar 2.5 milionë pasaporta që duhet të ndërrohen. Nga ato një milionë e treqind mijë që kanë mbetur, vetëm për fotografim, nëse merret parasysh se në ditë ka nga katër mijë kërkesa nevojiten të paktën një vit. Pra është e pamundur kjo të arrihet deri në shkurt. Për më tepër që informacionet thonë se kemi rreth tridhjetë mijë ekzemplarë për momentin në MPB për dhënien e pasportave dhe rreth dhjetë mijë ekzemplarë dygjuhësh në gjuhën shqipe që do të thotë se mjafton vetëm për të mbuluar atë që si kërkesë është arritur në MPB", tha Mickoski duke shtuar se i bën thirrje MPB-së dhe autoriteteve të prononcohen për këtë çështje.

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR